Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar katër raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Lajme

06/12/2021 14:59

Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë është theksuar se s’ka asnjë të vdekur.

Poashtu janë shëruar tetë qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 318.

Njoftimi i plotë:
ℹ Nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 318./Lajmi.net/