Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 257 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Lajme

23/02/2022 14:57

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se kanë vdekur tre persona, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.809.730 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.

Në total numri i rasteve aktive është 3.057./Lajmi.net/