Publikohet raporti, asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.

Lajme

06/06/2022 15:11

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, sot në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 55.

Njoftimi i plotë nga MSH:

06 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 291 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.

Në total numri i rasteve aktive është 55.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën! /Lajmi.net/