Publikohet orari për ndeshjet e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës është vendosur të rikthehet për të vazhduar sezonin e pezulluar pas shpërthimit të COVID-19.

Sport

29/05/2020 12:28

Superliga e Kosovës do të rinisë më 5 qershor, ditë e premte, dhe në orar është një ndeshje për t’u zhvilluar.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, KF Llapi pret vendin e fundit në tabelë, Dukagjinin, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së shtunë, do të luhen dy ndeshje, ndërsa dita e diel sjell edhe tri ndeshje tjera, ku në fushë zbresin edhe liderët e Ballkanit.

Orari i gjitha ndeshjeve të javës së 23:

5 qershor (16:00)

Llapi – Dukagjini

E shtunë (16:00)

Feronikeli – Vushtrria

Drita – Flamurtari

E diel (16:00)

Gjilani – Trepça ’89

Ballkani – Drenica

Prishtina – Ferizaj (18:00)

/Lajmi.net/