Publikohet orari i ‘Final 8’ për Kupën e Kosovës në basketboll

Në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt do të jetë festivali i basketbollit për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll. Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës do të garojnë tetë klubet e elitës së meshkujve, finalja e Ligës së Femrave, si dhe katër skuadrat më të mira në Ligën…

Sport

09/02/2023 14:09

Në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt do të jetë festivali i basketbollit për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll.

Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës do të garojnë tetë klubet e elitës së meshkujve, finalja e Ligës së Femrave, si dhe katër skuadrat më të mira në Ligën e Parë të Meshkujve.

Te Liga e Parë do të përballen Bora me Istogun dhe New Basket me Vushtrrinë, kurse finalja do të zhvillohet të premten.

Në çerekfinale të Final 8 të ditës së parë do të përballen Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci. Këto përballje ishin edhe në xhiron e fundit të Prince Caffe Superligës, duke paralajmëruar se do të zhvillohen sfida interesante në Rahovec.

Të enjten po ashtu priten sfidë interesante mes Sigal Prishtinës e Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta, ku takohen fituesi i Grupit D me atë A, si dhe fituesi i Grupit B me C.

ORARI

E mërkurë  15.02.2023

Ora 14:00 Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Trepça – Vëllaznimi        Grupi D

Ora 20:00 Peja – Rahoveci               Grupi A

E enjte 16.02.2023

Ora 14:00 NEW Basket – Vushtrria (Liga e Parë e Meshkujve)

Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi   Grupi  B

Ora 20:00 Golden Eagle Ylli –  Ponte Prizreni     Grupi C

E premte 17.02.2023

Ora 14:00 NDESHJA FINALE – LIGA E PARË

Ora 17:00 GJYSMËFINALJA I GRUPI   A – D

Ora 20:00 GJYSMËFINALJA II GRUPI  B – C

E diel 19.02.2023

Ora 14:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS PËR FEMRAT

Ora 17:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS