Publikohet momenti kur FSK e nxjerr të gjallë fëmijën 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një fëmijë 2-vjeçar në Turqi. Pamjet nga shpëtimi i 2-vjeçarit janë publikuar edhe në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook, shkruan lajmi.net. Kujtojmë se lajmin për shpëtimin e 2-vjeçarit pas tërmetit në Turqi e ka bërë të ditur sot gjenerali Sefer Isufi, i cili ka thënë se ekipet…

Bota

08/02/2023 21:24

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një fëmijë 2-vjeçar në Turqi.

Pamjet nga shpëtimi i 2-vjeçarit janë publikuar edhe në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se lajmin për shpëtimin e 2-vjeçarit pas tërmetit në Turqi e ka bërë të ditur sot gjenerali Sefer Isufi, i cili ka thënë se ekipet e FSK-së në Turqi kanë arritur të detektojnë disa njerëz në rrënoja, gjë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar me nxjerrjen e trupave.

Tërmeti në Turqi dhe Sirinë veriore deri më tani ka marre jetën e mbi 10 mijë personave, ndërkaq ende është duke vazhduar kërkimi i të mbijetuarve nën rrënoja. /Lajmi.net/