Publikohet lista e shteteve nga të cilat mund të votohet për Shqipërinë në gjysmëfinalen e “Eurovisionit”

Nata e parë e gjysmëfinales së "Eurovisionit" nis sonte.

ShowBiz

10/05/2022 17:44

Rreth 40 shtete kanë përfaqësuesit e tyre në këtë festival të këngës, shkruan lajmi.net.

E Shqipërinë do ta përfaqësoj Ronela Hajati me këngën “Sekret”, ku do të përformojë e para.

Ndërsa sot është publikuar mënyra se si mund të votohet dhe nga cilat shtete për mbështetjen e Ronelës dhe Shqipërisë në këtë gjysmëfinale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”, ishte mbishkrimi i Ronelës në ‘Instagram’

Pra “Eurovision” nis sonte, ndërsa nata finale është më datë 14 Maj.   /Lajmi.net/