Publikohet kënga ‘Plisi’ nga Shaqir Cërvadiku dhe Asim Gashi

Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë,Shaqir Cërvadiku dhe Asim Gashi sapo e kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët muzikor.

ShowBiz

27/11/2017 18:54

‘Plisi’ mban titullin kënga e cila është lëshuar në prag të festës së Flamurit, ’28 nëntorit’, shkruan lajmi.net

Kjo këngë vjen e punuar edhe në anën vizuele  xhirime në të cilat të dy këngëtarët kanë zgjedhur veshjet kombëtare duke mos munguar as plisi.

Kujtojmë se të dy këngëtarët njihen si shumë të suksesshëm me projektet e tyre muzikore në të cilat shfaqin dashurinë që kanë për këngën dhe patriotizmin./Lajmi.net/

YouTube player