Publikohet kalendari i ndeshjeve për turneun e CS:GO që do të mbahet në Belgjikë – Bad News Eagles kanë përballë Enternal Fire

Është publikuar kalendari i ndeshjeve të CS : GO që do të luhen me 9 maj në Belgjikë, në kuadër të turneut “PGL Major Antwerb 2022”.

Sport

03/05/2022 18:51

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles, do ta ketë përballë skuadrën Enternal Fire, transmeton lajmi.net.

Ndeshja do të fillojë në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Ernest Xhoci.
Bad Neës Eagles arritën të kualifikohen në këtë turne, që konsiderohet si më i madhi i këtij lloji në Evropë, pasi shënuan dy fitore dhe dy humbje.

Mbetet të shihet nëse BNE do të mbërrijë lart në këtë kompeticion.

Më poshtë gjeni të gjitha çiftet e lojëve të para. /Lajmi.net/