Publikohet fotografia e rrallë e kohës së luftës në Zonën Operative të Shalës
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka publikuar një fotografi nga koha e tij e angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme
Shala në këtë fotografi të publikuar sot në rrjetin e tij social facebook, është me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin.
Fotografia është bërë në zonën Operative të Shalës.
“Një fotografi tjetër nga koha e angazhimit tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin gjatë një vizite në Zonën Operative të Shalës. (Shalë e Bajgorës, Dimër 1999)”, ka shkruar Shala.