Publikohet dokumenti nga dëshmia e Kamçevit, Zaev paralajmëron padi për shpifje

“Unë nga shtatori i vitit 2018 deri diku 10 Prill 2019 jam shantazhuar vazhdimisht nga një grup njerëzish që zhvatën një sasi të madhe parash nga unë”.

Lajme

24/08/2019 16:53

Kështu fillon dëshmia e biznesmenit Kamçev para prokurores Villma Ruskoska për çështjen “Reketi”, e cila mund të lexohet nga procesverbali i publikuar nga portali Infomaks.

Në fund të faqes, Kamçev tregon gjithashtu se si Boki 13 i ofroi atij projekte dhe ai nuk ka pranuar t’i financojë ato sepse ato ishin joprofitabile dhe tashmë e ka ditur që biznesmenët e tjerë mashtroheshin në mënyrë të ngjashme.

Publikimi i dokumentit është dënuar nga Prokuroria Publike dhe njoftoi se po heton se si “ka dalë” dokumenti.

“Prokuroria nuk do ti komentojë informacionet e bëra publike, por do të theksojë se zbulimi i informacionit të klasifikuar nga individët paraqet një rrezik dhe dëm për sistemin e përgjithshëm shoqëror dhe është një vepër penale. Me zbulimin e një dokumenti të tillë shkelet prezumimi i pafajësisë, rrezikohet jeta e të përfshirëve dhe vështirësohet procesi i procedurës” thonë nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Por, përveç njërës faqe të publikuar të dokumentit, portali “Infomaks” dhe më pas edhe media të tjera elektronike pretendojnë se Kamçev gjatë dëshmisë i ka inkriminuar kryeministrin Zoran Zaev, Ministren e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska, Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe zyrtarë të tjerë.

Ajo nuk mund të lexohet dhe kontrollohet nga një faqe e publikuar.

Nga Prokuroria për krim të Organizuar e pohuan besueshmërinë e faqes së parë të publikuar por jo edhe pjesën tjetër që nxorën mediumet.

“Prokurorja Ruskoska e vërteton besueshmërinë e fotos nga procesverbali i publikuar. Konkluzat dhe komentet tjera të autorit, siç u përmend në komunikatën e Prokurorisë, nuk do t’i komentoj. Shkrimet origjinale të lëndës i posedon vetëm Prokuroria, ndërsa kopje nga e njëjta ishin dorëzuan në Gjykatën kompetente” njoftojnë nga Prokuroria për Krikm të Organizuar.

Por një burim mirë i informuar jozyrtarisht e konfirmoi se një pjesë që është publikuar nëpër media nuk është në dëshminë e Kamçevit, respektivisht se as “nuk janë në procesverbal e as që rrjedhin nga përmbajtja e procesverbalit.

“Prokuroria tashmë ka njohuri fillestare nga ku është lëshuar dokumenti, sepse ai procesverbal ka qenë i “ngjitur për lëndën”.

Qëndrim zyrtar nga prokuroria kërkoi edhe Kryeministri Zoran Zaev i cili paralajmëroi padi, duke u bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartpërmendur që t’i bashkëngjiten.

“Unë siç e pashë dhe lexova në mëngjes, se është publikuar një faqe nga një procesverbal dhe më pas me shpjegim plotësues bëhet manipulim serioz. Unë dua çdo herë ti inkurajoj gazetarët që të hulumtojnë, të publikojnë gjithçka që është në interes të opinionit, por nëse bëjnë manipulim, gjithsesi se për atë ka përgjegjësi” deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Kërkesa për kërkim falje dhe tërheqje të teksteve publikisht kërkoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, shkruan Alsat.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska njoftoi padi për shkak se, siç thotë ajo, reagimet ndaj tyre janë të panevojshme dhe të kota.

YouTube player