Publikohet ‘bomba’ e 38-të e Zaev ku tregohen skandalet e Ali Ahmetit (Video)
Lideri I LSDM-së Zoran Zaev ka publikuar “bombën” e radhës, e cila ka të bëjë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
Lajme
Në këtë video, tregohet skandali, ku kreu i BDS-së negocion me kreun e degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasani, që t’i shitet një objekt një biznesmeni.
“Nëse mundeni një metër katror të ja nxjerrin 1.000 do të ishte mirë. Thuajini se nuk po mundeni të më bindni mua. Hiç mos vet, futja”, thotë Ahmeti në bisedë me Hasanin, sipas Zaevit.
“Po mundesh të ja hedhësh, hidhja. Se, Izeti nuk i din këto punë. I thashë pyete Beqën se ai e din si bëhen këto punë”, shton më tej Ahmeti.