Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Publikohet balada “Gabove” nga Labi dhe Skerdi

16:16 | 28 Shkurt 2020

Foto: Sc/ YouTube

Labinot Tahiri dhe Skerdi Ago kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor.

Labinot Tahiri dhe Skerdi Ago sapo kanë publikuar këngën e re me titull “Gabove”, shkruan lajmi.net.

Kënga është e zhanrit baladë, ndërsa ia shoqëruan edhe videoklipin, pjesë e të cilit është edhe djali i Labit, Eltoni.

Për tekstin u kujdesën dy artistët bashkë me Bini Diez, muzikën e bëri Skerdi, me kitarë i përcjell Astrit Stafa, kurse videoklipi u punua nga Jaydee Video.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re me titull “Gabove”, nga Labi dhe Skerdi. /Lajmi.net/