Publikohet agjenda e sekretarit John Kerry për të dielën në Tiranë

​Të dielën paradite, në orën 09:00 Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajme

12/02/2016 20:35

Presidenca njofton se Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të presë në aeroport sekretarin Kerry për t’i dhënë mirëseardhjen e parë pas uljes së avionit.

Në orën 10:10 Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojnë në Kryeministri për t’u takuar fillimisht me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Më pas, do të zhvillohet takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe në përfundim të takimit, në orën 11:00, Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.

Takimi përmbyllës i vizitës të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.