Publikohen videot, Cozman jep dorëheqje nga BabaStars?

Tash e disa vite, reperi Cozman është pjesë e grupit “BabaStars”.

ShowBiz

05/01/2019 17:59

Në këtë grup ku pjesë e tij janë edhe Ghetto Geasy, Agon Amiga, Onat e shumë të tjerë duket se së fundmi ka dhënë dorëheqje Cozman, shkruan lajmi.net.

Ai ka sjell disa video në llogarinë e tij, Instagram i cili u kërkon falje fansave dhe thotë se nuk punon më me repera ‘fake’.

“S’po mundem më me repera fallco. Këta nuk ishin kërkah”, janë fjalët e tij krahas një video.

Ndër të tjera, Cozman u shpreh se këtë herë vjen më ndryshe dhe shumë shpejt do të sjell projekte të reja.

Ndryshe, labeli “BabaStars”, ka qenë mjaft i përfolur vitin e kaluar për zënka në mes të grupit ku ishte larguar edhe Skivi. /Lajmi.net/

Ekskluzive: Skivi largohet nga labeli BabaStars

https://www.instagram.com/p/BsQg8OXlr9C/?utm_source=ig_embed