Publikohen pamjet e rrahjes së gazetarit shqiptar /VIDEO
Gazetari e njëkohësisht administratori i Zjarr Tv është dhunuar nga disa persona të paidentifikuar fare pranë ambienteve të televizionit.

Lajme
Pamjet e publikuara nga Zjarr Tv tregojnë dhe momentet kur personat në fjalë janë përplasur me Ismet Drishtin dhe më pas e kanë goditur këtë të fundit.
Lajmi u njoftua fillimisht nga deputetja e PD Albana Vokshi, e cila vuri në pah se ky është rasti i dytë që televizioni dhe drejtuesi i saj sulmohen në mes të natës.