Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u qëllua në bark pas një takimi të kabinetit në Handlova, rrezikon të vdesë pas atentatit me armë zjarri. Zëdhënësja e spitalit në Handlovës ka thënë se kur është shtruar ka qenë i vetëdijshëm, se lëndimet i janë trajtuar dhe se është stabilizuar. Mediat shkruajnë se Fico është afruar…

Bota
Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u qëllua në bark pas një takimi të kabinetit në Handlova, rrezikon të vdesë pas atentatit me armë zjarri.
Zëdhënësja e spitalit në Handlovës ka thënë se kur është shtruar ka qenë i vetëdijshëm, se lëndimet i janë trajtuar dhe se është stabilizuar.
Mediat shkruajnë se Fico është afruar me qytetarët pas takimit të qeverisë dhe se një burrë e ka thirrur me fjalët “Robo hajde këtu” dhe se e ka qëlluar me armë zjarri.
Pasi truprojat e larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, Fico u dërgua në spital. Policia ka arrestuar menjëherë sulmuesin.
The moment of the attack on PM Fico.
My sympathies to Prime Minister and his family. Violence is not the answer. https://t.co/nzxyy3jkEQ pic.twitter.com/4dGIN75XAi
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 15, 2024