Publikohen pamje të pashfaqura nga antentati ndaj kryeministrit sllovak vitin e kaluar, Fico duhet të operohet sërish
Një dokumentar i quajtur “Sllovakia në një spirale dhune” nga transmetuesi publik finlandez YLE, i cili u shfaq në 14 prill 2025, përmban pamje të papara më parë të atentatit në tentativë ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico , raporton portali i lajmeve The Slovak Spectator . “Sllovakia në një spirale dhune” zgjat 50 minuta dhe…

Bota
Një dokumentar i quajtur “Sllovakia në një spirale dhune” nga transmetuesi publik finlandez YLE, i cili u shfaq në 14 prill 2025, përmban pamje të papara më parë të atentatit në tentativë ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico , raporton portali i lajmeve The Slovak Spectator .
“Sllovakia në një spirale dhune” zgjat 50 minuta dhe përfundon me një klip ku shfaqen ngjarjet e ndodhura menjëherë pas atentatit ndaj Ficos. Pamjet përmbajnë gjithashtu pamje shqetësuese që nuk janë transmetuar kurrë më parë publikisht. Në video shihet momenti kur atentatori hap zjarr ndaj kryeministrit sllovak, rrëzimi përtokë i kryeministrit dhe ndërhyrja e rojeve të sigurimit të Ficos, raporton Jutarni List.
Regjistrimi është bërë nga një kameramane e Radio Televizionit Prievidza . Drejtoresha e stacionit televiziv, Dana Reindlová, vendosi të mos transmetojë pjesët më shqetësuese të regjistrimit për arsye etike. Reindlova ua dha pamjet filmbërësve finlandezë të dokumentarëve vetëm pasi Fico ishte shëruar. Stacioni televiziv sllovak vendosi të bashkëpunonte me finlandezët kur mësoi se pamjet do të ishin pjesë e një dokumentari, jo një lajm i fundit.