Publikohen pagat e lojtarëve në Francë: Prin Mbappe, futbollistët e PSG-së në Top 10
Gazeta e madhe franceze “L’Equipe” ka publikuar listën prej 10 futbollistëve më të paguar në Ligue 1. Futbollistët e Paris Saint-Germainit janë në 10 vendet e para të listës së futbollistëve më të paguar, transmeton lajmi.net. Në krye të listës është ylli francez, Kylian Mbappe që ka lënë larg me shifra bashkëlojtarët e tij. Kylian…

Sport
Gazeta e madhe franceze “L’Equipe” ka publikuar listën prej 10 futbollistëve më të paguar në Ligue 1.
Futbollistët e Paris Saint-Germainit janë në 10 vendet e para të listës së futbollistëve më të paguar, transmeton lajmi.net.
Në krye të listës është ylli francez, Kylian Mbappe që ka lënë larg me shifra bashkëlojtarët e tij.
Kylian Mbappe është lojtari më i paguar në Ligue 1 dhe një nga sportistët më të paguar në botë, me gjashtë milionë euro bruto në muaj.
Mbpapes i bashkohet në podium bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain, Neymar (3.675 milionë euro) dhe Lionel Messi (3.375 milionë euro).
Dy lojtarët e vetëm që nuk janë anëtarë të PSG-së dhe kanë paga në mesin e 16 të parëve në kampionatin francez janë Ëissam Ben Yedder i Monakos (650,000 euro) dhe Jordan Veretout i Olympique Marseille (550,000 euro).
Lista e 10 lojtarëve më të paguar me pagë vjetore në Ligue 1:
Kylian Mbappe (PSG) – 72 milionë
Neymar (PSG) – 44.1
Lionel Messi (PSG) – 40.5
Marquinhos (PSG) – 14.4
Marco Verratti (PSG) – 14.4
Achraf Hakimi (PSG) – 13,2
Gianluigi Donnarumma (PSG) – 11
Sergio Ramos (PSG) – 9.5
Juan Bernat (PSG) – 8.6
Nordi Mukiele (PSG) – 8.4
/Lajmi.net/