Publikohen fanellat e reja të Juventusit për sezonin e ri

Ndërsa Juventus përfundon sezonin e tyre në Serie A, vëmendja pa dyshim është zhvendosur drejt koleksionit të tyre të shumëpritur të fanellave të reja nga Adidas dhe asaj që do të veshin Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët sezonin e ardhshëm.

Sport

14/07/2020 08:55

Fanellat vendase të Juventus, të bëra përsëri nga Adidas, është vendosur të jetë një rikthim në vija klasike bardh e zi, me modelin e fundit për të shfaqur ngjyrat e zeza në një sfond të bardhë.

Klubi dhe logoja e Adidas janë  të arta, siç është edhe sponsori Jeep, përcjell lajmi.net.

Fanellat e dyta janë me ngjyrë të kaltër, ndërsa ka mëngë të bardha.

Befasia mbetet në fanellat e treta ku klubet kanë mundësi të eksperimentojnë më shumë. Juve ndëkohë ka zgjedhur një ngjyrë të rrallë për këtë koleksion. /Lajmi.net/