Publikohen edhe emrat e veteranët të Shtabit të Përgjithshëm

Sonte vonë janë publikuar edhe listat e veteranëve dhe dëshmorëve të UÇK-së të Shtabit të Përgjithshëm.

Lajme

20/04/2015 23:27

Në këtë listë statusin e veteranit e kanë fituar 32 veta, ndërkaq 16 janë dëshmorë të kombit.

Listës i prin Adem Grabovci, i pasuar nga Adem Demaqi, Agim Çeku, Azem Syla, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi etj.

Në këtë listë është edhe shefi i SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, ndërsa pasohet nga Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Xhavit Haliti etj.

Në listë të dëshmorëve janë heronjtë Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Ilir Konushevci, Bahri Fazliu, Adrian Krasniqi dhe dëshmorë tjerë të kombit.