Publikohen detajet e bisedës mes Trump dhe Putin, Shtëpia e Bardhë nis hetimet

Shtëpia e Bardhë është duke hetuar se si përmbajtja e disa prej bisedave të Presidentit Donald Trump me udhëheqësit e huaj përfunduan duke u publikuar nëpër media, tha një zyrtar i lartë i administratës enjten duke vecuar sidomos bisedat telefonike me liderin rus, Vladimir Putin.

Bota

10/02/2017 11:32

Zyrtari tha zoti Trump është tejet i shqetësuar nga rrjedhja e informacionit , të cilat e kanë lënë Shtëpia e Bardhë “shumë të shqetësuar”, shkruan “Wall Street Journal”.

“Ne jemi duke investiguar situatën –  tha zyrtari  – Është qartë që rrjedhja e këtyre informacioneve është shkelje e shumë të protokolleve dhe ligjeve.”

Zyrtari nuk specifikoi se çfarë ligjesh mund të jenë shkelur për publikimin e këtyre të dhënave konfidenciale, të cilat përfshijnë  zbulimin e disa detajeve të bisedës telefonike të zotit Trump me presidentin rus Vladimir Putin, më 28 janar. /SYRI.net