Publicisti i njohur gjerman: Kosova është projekt i Bashkimit Evropian

Publicisti gjerman Henryk M. Broder në librin e tij më të ri në të cilin shkruan për shumë probleme të politikës gjermane, mes tjerash shkruan edhe për Kosovën. Ai e quan Kosovën si një “Projekt të Bashkimit Evropian”.

Lajme

02/11/2015 10:49

Ai ka përcjellur nga afër edhe vizitën e 15 shkurtit të ministres gjermane për integrim, Beate Merk, në Prishtinë. Sipas tij shkak i kësaj vizite ishte numri i madh i emigrantëve, ndërsa thotë se ajo e kishte vizituar Kosovën për të diskutuar për ndaljen e fluksit të emigrantëve.

Ndërsa ministrja Merk ka thënë Kosovës duhet t’i ndihmohet në disa projekte zhvilluese të shtetit.

Broder mendon se Kosova është një projekt i Bashkimit Evropian, dhe faktin se shtetet e perëndimit i kanë ndihmuar edhe financiarisht Kosovës, madje shuma të larta, ai e quan çmenduri, shkruan gazeta serbe “Vesti”, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk jam mjaftuar me aq, dhe kam vazhduar hulumtimin. Kur hyra në ueb-faqen e BE-së e kam vërejtur se Kosova është një projekt i saj. Në Kosovë nuk është vetëm një përfaqësues special, por janë 18 të tillë. Përveç kësaj shpërndahen edhe shumë OJQ. Kjo do të thotë se Kosova është projekt i BE-së”, ka thënë Broder. /lajmi.net