PSV kërkon 75 milionë euro për Gakpon – Man Utd nuk zmbrapset

PSV Eindhoven po kërkon hiç më pak se 75 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre, Cody Gakpo. Lojtari është duke performuar në nivele të larta, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, transmeton lajmi.net. Marrë parasysh këtë rendiment, anësori ka ngjallur vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Njëra ndër to…

Sport

07/12/2022 21:09

PSV Eindhoven po kërkon hiç më pak se 75 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre, Cody Gakpo.

Lojtari është duke performuar në nivele të larta, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, transmeton lajmi.net.

Marrë parasysh këtë rendiment, anësori ka ngjallur vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Njëra ndër to është edhe Manchester United, e cila nuk e ka ndërmend të zmbrapset, përkundër shumës së kërkuar nga holandezët.

Lojtari pëlqehet shumë nga Erik ten Hag, i cili po mëton ta ndërtojë një skuadër konkurruese për të gjithë trofetë.

Prioritet në këtë aspekt po i jepet sulmit i cili, pas largimit të Ronaldos, po ka nevojë për ndryshime. /Lajmi.net/