PSV – Inter, me kë është Ronaldo?

Inter do të kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve në udhëtim te PSV, pas fitores sensacionale në xhiron e parë kundër Tottenham Hotspur.

Sport

02/10/2018 18:42

Nëse për shumë tifozë kjo ndeshja mes PSV dhe Inter që luhet nesër (e mërkurë) është vetëm një ndeshje futbolli, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për njërin nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli, për Ronaldon brazilian.

Ronaldo në karrierën e tij të pasur prej futbollisti, ka veshur fanellën e të dy skuadrave, ku ka arritur shumë suksese.

Është Inter që ka ‘provokuar’ Ronaldo në Twitter duke e pyetur se për cilën skuadër do të bëjë tifo në këtë sfidë.

“Kam kujtime të mrekullueshme me të dyja skuadrat. Fat të mbarë!” ishte përgjigja e Ronaldos.

Ndeshja mes PSV dhe Inter që luhet ditën e mërkurë fillon nga ora 21:00./Lajmi.net/