PSV e dënon me 40 vjet ndalesë tifozin që goditi portierin e Sevillës

PSV Eindhoven e ka përjashtuar një tifoz nga stadiumi i tyre për 40 vjet pasi ai u shpall fajtor për sulmin ndaj portierit të Sevillas, Marko Dmitroviç, gjatë një ndeshjeje të Ligës së Evropës. 20-vjeçari, i cili tashmë vuante ndalimin për mos hyrje në stadium u dënua edhe me tre muaj burg. Atij gjithashtu iu…

Sport

21/03/2023 09:30

PSV Eindhoven e ka përjashtuar një tifoz nga stadiumi i tyre për 40 vjet pasi ai u shpall fajtor për sulmin ndaj portierit të Sevillas, Marko Dmitroviç, gjatë një ndeshjeje të Ligës së Evropës.

20-vjeçari, i cili tashmë vuante ndalimin për mos hyrje në stadium u dënua edhe me tre muaj burg.

Atij gjithashtu iu ndalua ofrimi në zonën përreth stadiumit ‘Philips’ të PSV-së për dy vjet, transmeton lajmi.net.

Klubi holandez tha gjithashtu se do të kërkojë të rikuperojë dëmet financiare prej tij.

PSV mund të presë një gjobë të rëndë pasi UEFA hapi një çështje disiplinore kundër tyre pas incidentit, përcjellë KosovaPress.

Ai iu afrua portierit Dmitroviç afër fundit të ndeshjes së dytë të play-off-it në fund të shkurtit dhe e goditi me grusht në fytyrë. Ish-portieri i Charlton-it e rrëzoi atë në tokë dhe stjuardët e larguan më pas./Lajmi.net/