Psikologia e specializuar për të ndihmuar personat me tendenca vetëvrasëse, vret veten

Psikologia 42 vjeçare e vari vetën pasi burri i vet i kërkoi divorc.

Bota

22/10/2020 09:49

Dr. Pamela Reeves nga Wokingham, Berkshire, punoi me vite për të ndihmuar klientët që kishin mendime vetëvrasëse si pasojë e problemeve psikike, raporton “DailyMail”, transmeton lajmi.net.

Më 26 korrik, burri i saj i kërkoi divorcin dhe u largua nga shtëpia që jetonin bashkë. Të nesërmen në mëngjes, kolegët e saj filluan të shqetësoheshin për gjendjen e saj mendore.

Pas disa muajsh, kur ajo filloi të sillet çuditshëm, ata vendosën të bisedonin me të, por ajo dukej mjaftë racionale dhe e qetë.

Një nga kolegët, Dr. Norris, vendosi ta vizitonte për t’u siguruar që ajo ishte mirë. Kur hyri brenda, gjeti litarë në tokë dhe dokumentet e divorcit në një karrige.

Dhoma e gjumit ishte e mbyllur me qelës dhe Dr. Norris hyri përmes dritares ku edhe e gjeti kolegen e vetë të varur. /Lajmi.net/