PSG vendos, Neymar do të shitet

Paris Saint-Germain duket se nuk e ka ndërmend t’i durojë teket e yjeve të skuadrës.

Sport

16/06/2019 23:25

Neymar vazhdon të mbetet futbollisti problematik i skuadrës, me brazilianin që dëshiron të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, kampioni francez ka vendosur ta vë në tregun e transferimeve 27-vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Nëse një ofertë e duhur vjen në tavolinën e PSG, atëherë klubi assesi nuk do të mendohet dy herë për shitjen e ish-yllit të Barcelonës.

Arsyet që kanë shtyer të merret një vendim i tillë janë problemet që ka Neymar me bashkëlojtarët në dhomat e zhveshjes, veçanërisht me Edinson Cavanin.

Një tjetër arsye mbeten lëndimet e shumta që ka pësuar ai gjatë kohës në Francë, pasi në dy sezone ka zhvilluar vetëm 58 ndeshje. /Lajmi.net/