PSG vazhdon të insistojë për Skriniar, ofron 15 milionë euro për të

Paris Saint Germain vazhdon të kërkojë shërbimet e Milan Skriniar. Sipas ‘Media Foot’, PSG i ka ofruar Interit 15 milionë euro për nënshkrimin e mbrojtësit Milan Skriniar në këtë afat kalimtar, përcjell lajmi.net. Kontrata e mbrojtësit sllovak skadon në fund të sezonit dhe Interi është i dëshpëruar për të marrë disa para për të duke…

Sport

28/01/2023 12:15

Paris Saint Germain vazhdon të kërkojë shërbimet e Milan Skriniar.

Sipas ‘Media Foot’, PSG i ka ofruar Interit 15 milionë euro për nënshkrimin e mbrojtësit Milan Skriniar në këtë afat kalimtar, përcjell lajmi.net.

Kontrata e mbrojtësit sllovak skadon në fund të sezonit dhe Interi është i dëshpëruar për të marrë disa para për të duke e shitur atë në një klub tjetër këtë dimër.

PSG, të cilët thuhet se kanë rënë dakord tashmë për kushtet personale me Skriniar, janë të gatshëm të paguajnë tarifën e lartpërmendur, por do ta nënshkruajnë atë falas në verë nëse Interi refuzon ofertën.

Mbetet të shihet nëse do ketë akordim ndërmjet klubeve për mbrojtësin./Lajmi.net/