PSG vazhdon presionin mbi Dortmund, ia “rrezikon” yllin e skuadrës

Paris Saint Germain nuk e ka ndërmend të dorëzohet për yllin e Borussia Dortmund.

Sport

12/01/2019 10:30

Kampionët në fuqi të Ligue 1 po e dëshirojnë me çdo kusht mesfushorin Julian Weigl, raporton “Sky Sport”, transmeton lajmi.net.

Me të kuptuar se Adrien Rabiot do të largohet nga skuadra, Tuchel ka mbetur me shumë pak zgjedhje për mesfushën.

Ai tashmë po e dëshiron një lojtar që ka tipare të ngjashme me lojtarin francez, dhe duket se atë e ka gjetur tek ish skuadra e tij.

Weigl nuk po gëzon minutat maksimale që nga ardhja e Axel Witsel në “Signal Iduna Park”. Belgu është bërë zgjedhja e parë e Lucien Favre duke e “dëmtuar” gjermanin Weigl.

Mbetet të shihet nëse parisienët do të arrijnë të mbyllin marrëveshje për lojtarin brenda këtij afati kalimtar. /Lajmi.net/