PSG transferon yllin e Man Utd

Ander Herrera nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin, dhe do të largohet falas në fund të sezonit.

Sport

22/03/2019 13:44

Gazeta franceze ‘Marca’ shkruan se mesfushori spanjoll për destinacion të ri do të ketë Francën, ku do t’i bashkohet falas skuadrës së PSG-së.

Largimi i Herrera do të ishte një goditje e madhe për Ole Gunnar Solskjaer, që e konsideron mesfushorin si një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin e tij.

Mesfushori spanjoll te Manchester United është transferuar në vitin 2014, dhe në vitin 2016/2017 është shpallur lojtari i vitit te skuadra angleze.

Në 139 paraqitje për Manchester United, Herrera ka shënuar 12 gola./Lajmi.net/