PSG të hapur ta shesin Mbappe verën tjetër, por jo në janar

Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG. Skuadra e Paris Saint-Germain do t’i kthehet përsëri luftës për ta mbajtur Kylian Mbappe në skuadër. Sipas raportimeve të Ben Jacobs, Paris Saint-Germain do të jenë të hapur të shesin kartonin e sulmuesit të tyre, gjatë merkatos së verës, përcjell lajmi.net. Megjithatë, shitja…

Sport

12/10/2022 16:41

Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG.

Skuadra e Paris Saint-Germain do t’i kthehet përsëri luftës për ta mbajtur Kylian Mbappe në skuadër.

Sipas raportimeve të Ben Jacobs, Paris Saint-Germain do të jenë të hapur të shesin kartonin e sulmuesit të tyre, gjatë merkatos së verës, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, shitja e Mbappe bëhet vetëm në rast se për kartonin e tij vjen një ofertë bindëse.

Siç bën të ditur Jacobs, nuk ka ndonjë version që bind parisienët të heqin dorë nga Mbappe, në merkaton e janarit.

Mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin deri në fund të sezonit.

Mbappe vazhdon të lidhet me Real Madrid. Edhe Liverpool është një opsion. /Lajmi.net/