PSG s’ka të ndalur, edhe një përforcim “bombë” si Neymar (FOTO)
PSG kërkon edhe një përforcim të madh.

Sport
Neymar nuk do të jetë ylli i fundit i madh i transferuar në Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Mundo Deportivo” shkruan se klubi i pasur francez kërkon edhe një blerje të madhe për sezonin e ri.
Dhe, në krye të listës së dëshirave të tyre është sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, ardhja e Mbappes në Paris mund ta lirojë argjentinasin Angel Di Maria i cili ka zgjuar interesim nga Barcelona. /Lajmi.net/