PSG shprehen optimist për rikthimin e Neymar ndaj Barcelonës

Neymar Jr. ka munguar në ndeshjen e parë mes Barcelonës dhe PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/03/2021 14:13

Më 16 shkurt, PSG arriti që të zhvillojë një ndeshje përfekte ndaj Barcelonës dhe kësisoj fitoi me rezultat 4-1, transmeton lajmi.net.

Neymar është parë duke u stërvitur me klubin në seancën e fundit stërvitore, mirëpo ai nuk është i gatshëm për ndeshjen ndaj Brest këtë fundjavë.

Mauricio Pochettino në konferencën për shtyp ka thënë: “Neymar nuk do të jetë më ne për ndeshjen e Kupës, mirëpo rikuperimi i tij po shkon mirë dhe ka mundësi të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Barcelonës”.

Ndeshja e dytë e Ligës së Kampionëve për fazën e 16 të finales mes klubit parisien dhe atij blaugran do të zhvillohet më 10 mars./Lajmi.net/