PSG shkel Leverkusenin

Paris Saint-Germain bëri një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 4:0 në duelin e parë të fazës eliminatore, në udhëtim te Bayer Leverkusen. Gjiganti nga Ligue 1 e dominoi kundërshtarin nga fillimi deri në fund dhe realizoi fitore të thellë të orkestruar nga Zlatan Ibrahimovic. Blaise Matuidi e…

Sport

18/02/2014 21:34

Paris Saint-Germain bëri një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 4:0 në duelin e parë të fazës eliminatore, në udhëtim te Bayer Leverkusen.

Gjiganti nga Ligue 1 e dominoi kundërshtarin nga fillimi deri në fund dhe realizoi fitore të thellë të orkestruar nga Zlatan Ibrahimovic.

Blaise Matuidi e kaloi Paris Saint-Germainin në epërsi herët në minutën e tretë, kurse në fazën përfundimtare të pjesës së parë, në skenë doli Ibrahimovic i cili realizoi dy gola të shpejtë, përfshirë një nga penalltia, duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazh të thellë.

Pas intervalit, PSG e administroi rezultatin, kurse për të përkeqësuar gjërat për Leverkusenin u përkujdes Emir Spahic i cili u përjashtua me karton të kuq pas një ore lojë.

Pak para fundit, PSG realizoi edhe golin e katërt nëpërmjet përforcimit të ri Yohan Cabaye në minutën e 88’të dhe pothuajse e mbylli çështjen e kualifikimit qysh në ndeshjen e parë.