PSG-së po ia marrin super lojtarin

PSG është e detyruar që t’i shet disa lojtarë në këtë afat kalimtar të verës.

Merkato

14/03/2019 16:04

PSG është duke u hetuar nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar, andaj është e detyruar që t’i shet disa lojtarë.

Skuadra franceze është e gatshme që ta shet Layvin Kurzawa, pasi kërkohet nga Tottenham, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

26-vjeçari ka edhe një vit kontratë te PSG-ja, andaj Spurs janë të gatshëm që të paguajnë 30 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij.

Parisienët kërkojnë 40 milionë nga shitja e tij, mirëpo duke parë kontratën e tij aktuale, nuk do të mund të kërkojnë shumë më të lartë. /Lajmi.net/