PSG-së i kushton 100 mln euro zëvendësuesi i Neymar

Paris Saint Germain janë duke u përgatitur një ofertë deri në 100 milionë euro për yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Sport

25/08/2019 18:21

Kampionët e Ligue 1 me gjasa të mëdha do të humbasin Neymarin këtë afat kalimtar, i cili po kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona.

Real Madrid dhe Barcelona, kanë qenë në garë gjatë gjithë kësaj vere për yllin brazilian.

‘Mirror’ shkruan se PSG janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për Zaha, përcjell lajmi.net.

Drejtuesit e skuadrës franceze do të udhëtojnë drejt Londrës, për të parë nëse marrëveshja mund të arrihet./Lajmi.net/