PSG pritet të bëjë ofertë të re për Skriniar
Paris Saint-Germain do t’i kthehen garës për Skriniar. Milan Skriniar vazhdon të jetë në listën e dëshirave të gjigantit francez, Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, PSG janë gati të nisin një ofertë drejt Inter Milan edhe në merkaton e janrit, për Skriniar, përcjell lajmi.net. Parisienët donin transferimin e lojtarit edhe gjatë merkatos…
Sport
Paris Saint-Germain do t’i kthehen garës për Skriniar.
Milan Skriniar vazhdon të jetë në listën e dëshirave të gjigantit francez, Paris Saint-Germain.
Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, PSG janë gati të nisin një ofertë drejt Inter Milan edhe në merkaton e janrit, për Skriniar, përcjell lajmi.net.
Parisienët donin transferimin e lojtarit edhe gjatë merkatos së verës, por Inter nuk ishin gati të hiqnin dorë nga lojtari.
Inter donin 70 milionë euro për kartonin e sllovakut.
Me kontratën e Skriniar që po shkon drejt fundit, ata mund ta shesin kartonin e tij me çmim më të lirë.
PSG shpreson ta marrë atë për rreth 30 milionë euro. /Lajmi.net/