PSG prezenton planin tek De Ligt, lojtari ka tri opsione për zgjedhje

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt është lojtari që po tërheq interesimin më të madh në futbollin evropian.

Sport

18/03/2019 18:00

Juventus, Paris Saint Germain dhe Barcelona janë tri skuadrat që kërkojnë me ngulm shërbimet e lojtarit të ri.

Së fundmi, siç raporton ‘Calciomercato’, PSG i ka paraqitur lojtarit planin e vet, dhe i ka bërë një ofertë të majme, transmeton lajmi.net.

Oferta e parisienëve mësohet ta ketë kaluar atë të Juventus dhe Barcelonës, duke qenë shumë më ekonomike.

Tani, çdo gjë është në duart e lojtarit dhe ai pritet të vendos se cili do të jetë stacioni i radhës për të. /Lajmi.net/