PSG përgatit 180 milionë euro për Khivicha

Paris Saint Germain kërkon shërbimet e anësorit, Khivicha Kvaratskhelia. Khivicha është një nga lojtarët e momentit në botën e futbollit, transmeton lajmi.net. Ai po udhëheqë skuadrën e Napolit drejt suksesit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve. Forma e mirë e tij ka bërë që disa ekipe ta monitorojnë gjeorgjianin. Sipas raportimit të ‘Corriere…

Sport

19/03/2023 11:17

Paris Saint Germain kërkon shërbimet e anësorit, Khivicha Kvaratskhelia.

Khivicha është një nga lojtarët e momentit në botën e futbollit, transmeton lajmi.net.

Ai po udhëheqë skuadrën e Napolit drejt suksesit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Forma e mirë e tij ka bërë që disa ekipe ta monitorojnë gjeorgjianin.

Sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’, PSG po përgatit një ofertë prej 180 milionë eurove për lojtarin.

22 vjeçari ka kontratë me Napoli deri në qershor të vitit 2027./Lajmi.net/