PSG pas ‘Pirlos së ri’

Skuadra e Paris Saint Germain është duke menduar për repartin e mesfushës.

Sport

11/07/2019 20:22

Sipas raportimeve të ‘RMC Sport’, PSG janë duke monitoruar situatën e anëtarit të Brescia, Sandro Tonali, transmeton lajmi.net.

PSG nuk kanë bërë akoma ndonjë ofertë zyrtare për ‘Pirlon e ri’, por drejtori sportiv, Leonardo ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit.

Tonali ka 2 vite kontratë të mbetur në marrëveshjen e tij, dhe PSG po përgatiten që të paguajnë 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Ligue 1 do të arrijnë që të mbyllin një marrëveshje me mesfushorin italian. /Lajmi.net/