PSG pas Petr Cech

Paris Saint Germain ia ka mësyrë Petr Cechut. Portieri çek përfundoi në bankinë në ndeshje me Burnleyn dhe mund të largohet nga Chelsea këto ditë.

Sport

20/08/2014 19:26

Paris Saint-Germain dëshiron të tentojë ta transferojë portierin e Chelseat, Petr Cech.

Portieri veteran ka përfunduar në bankinë në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Burnleyt, pasi trajneri Jose Mourinho e preferoi më shumë belgun Thibaut Courtois.

Gjithashtu, edhe Real Madrid e Monaco janë klubet që po e monitorojnë situatën e portierit çek.

Momentalisht, portier i parë i PSG-së është Salvatore Sirigu, por Cech do ta pasuronte klubin francez, kur kihet parasysh cilësia dhe përvoja e tij.