PSG ofron Cavanin për Pogban

Juventus është në Francë për Europa League, por edhe afatin kalimtar të verës. Lyon dhe Paris ndahen nga 466 kilometra, por sot dy qytetet janë më pranë njëra tjetrës sa i përket distancës. Ekipi i Antonio Contes do të luajë kundër Olympique Lyonit të enjten në duelin e parë të çerekfinales në Europa League. Mirëpo…

Sport

02/04/2014 09:49

Juventus është në Francë për Europa League, por edhe afatin kalimtar të verës. Lyon dhe Paris ndahen nga 466 kilometra, por sot dy qytetet janë më pranë njëra tjetrës sa i përket distancës.

Ekipi i Antonio Contes do të luajë kundër Olympique Lyonit të enjten në duelin e parë të çerekfinales në Europa League. Mirëpo nga kryeqyteti francez vjen një lajm bombastik që ka të bëjë me tregun e futbollistëve.

Sipas medieve franceze, drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të ofrojë sulmuesin Edinson Cavani në shkëmbim për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

Ylli francez ka zgjuar interesim nga shumë klubeve të mëdha evropiane në mesin e tyre edhe Real Madrid, kurse Bianconerët do të refuzojnë shitjen e tij për më pak se 60-70 milionë euro.

Andaj, PSG është i gatshëm të kompensojë diferencën financiare duke ofruar shërbimet e Cavanit, futbollist që para se të transferohej në Parc des Princes, ishte objektiv i Contes.