Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

PSG ofron 30 mln euro për Thiago

14:15 | 1 Gusht 2020

E ardhmja e Thiago Alcantara vazhdon të mbetet e paqartë.

Mesfushori spanjoll ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Bayern Munich, dhe largimi i këtij këtë verë është shumë i mundshëm.

Lojtari ka qenë i lidhur me një kalim te Liverpool, me Jurgen Klopp që ka urdhëruar drejtuesit e klubit të nisin bisedimet.

Por, Liverpool tani do të ketë edhe konkurrencën e PSG.

Sipas Le10Sport, PSG kanë paraqitur një ofertë prej 30 milionë euro për ish mesfushorin e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar./Lajmi.net/