PSG nuk përjashton mundësinë për rinovimin me Neymar

Paris Saint Germain nuk kanë hedhur poshtë mundësinë që të rinovojnë kontratën e Neymar JR.

Sport

08/11/2019 18:16

Neymar ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë verës, me emrin e tij që lidhej me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Tifozët janë të mllefosur tashmë me lojtarin, por kjo gjë duket se nuk e pengon aq shumë skuadrën e PSG, të cilë lënë të hapur mundësinë për nënshkrimin me Ney.

‘L’Equipe’ ka bërë të ditur se PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovim kontrate yllit brazilian, transmeton lajmi.net.

Një vit vazhdim kontrate, e cila skadon në vitin 2022, diskutohej edhe sezonin e kaluar, por Neymar hezitoi duke u lidhur me Barcelona.

Që atëherë, nuk ka pasur bisedime të reja, edhe pse mundësia për rinovim nuk është përjashtuar krejtësisht. /Lajmi.net/