PSG nuk ndalet, pas Messit do të transferojë Camavingan

PSG padyshim se është ekipi më aktiv nga Top 5 ligat europiane sa i përket transferimeve në këtë merkato.

Sport

09/08/2021 14:47

Pas transferimeve të bujshme si Wijnaldum, Ramos, Hakimi e Donnarumma, tani PSG është pranë finalizimit të marrëveshjes së Lionel Messit.

Sidoqoftë duket se ekipi francez prapë nuk do të ndalet. Parisienët do të bëjnë një lëvizje për mesfushorin e talentuar të Rennes, Eduardo Camavingan, raporton FootMercato.

Rennes ka zbritur çmimin e kërkuar deri tani në 50 milionë euro, pasi lojtari hyn në vitin e fundit të kontratës dhe klubi rrezikon që ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm.

Deri tani është raportuar se Manchester United është skuadra më e interesuar për shërbimet e Camavingas, megjithatë duket se PSG po i prin garës sipas të përditshmes franceze.

Footmercato raporton gjithashtu se lojtari dëshiron t’i bashkohet PSG-së, megjithatë agjentët e tij po shtyejn për një kalim tek Manchester United.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. /Lajmi.net