PSG nuk e do Alvesin
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka mohuar njoftimet rreth transferimit të mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Dani Alves nuk do të transferohet në Paris Saint-Germain.
Presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi ka mohuar interesimin për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës.
“Paris Saint-Germain nuk është i interesuar për Alvesin, aspak”, deklaroi Al-Khelaifi për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.
Alves pritet të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata në Camp Nou.