PSG nuk dëshiron ta humbë falas Mbappen – në bisedime me francezin për një kontratë të shkurtër

PSG është në bisedime me Kylian Mbappen për një zgjatje të shkurtër të kontratës me francezin, sipas RMC.

Sport

14/01/2022 19:32

Sipas RMC-s, diskutimet ende vazhdojnë për një zgjatje të shkurtër mes Mbappés dhe PSG-së.

Siç u përmend disa muaj më parë nga RMC Sport dhe këtë të premte nga Téléfoot, diskutimet mes Kylian Mbappé dhe PSG nuk janë ndërprerë.

Kontrata e tij skadon në këtë verë, megjithatë sulmuesi francez aktualisht është duke u fokusuar në sezonin e tij por dialogu tani ka të bëjë me një zgjatje të mundshme afatshkurtër.

PSG nuk dëshiron ta humbasë francezin me parametra zero dhe kësisoj po tenton që ti ofrojnë një kontratë të shkurtër francezit në mënyrë që të nxjerrin ca para nga Real Madridi. /Lajmi.net/