PSG nënshtron Montpellierin në “Parc des Princes”

PSG ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Montpellier në kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1.

Sport

22/01/2021 22:53

Paris Saint-Germain ka arkëtuar tre pikë pas ka mposhtur skuadrën Montpellier me rezultat të thellë, transmeton lajmi.net.

Montpellier nuk dukej se ishin në ditën e tyre, në minutën (19′) ata mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi u përjashtua Omlin.

Ishte Kilyan Mbappe i cili zhbllokoi rezultatin në minutën (34′). Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të parisienëve.

Pjesa e dytë, djemtë e Maurizio Pochettinos, treguan fytyrën e vërtëtë ku shënuan tre gola të shpejtë. Fillimisht, Neymar shënoi në minutën (60′) duke u ndjekur nga Icardi në minutën (61′) dhe në fund Mbappe (63′) i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Rezultati përfundimtar PSG 4 – 0 Montpellier.

Tani, PSG qëndron në vendin e parë me 45 pikë total, ndërsa Montpellier në vendin e 11-të me 28 pikë./Lajmi.net/