Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

PSG: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do t’i luajmë jashtë vendit

20:35 | 28 Prill 2020

Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, ka paralajmëruar se ata dëshirojnë të përfundojnë sezonin në Ligën e Kampionëve, edhe nëse do të duhet të luajnë jashtë vendit, pasi Ligue 1 veç se ka përfunduar.

Qeveria franceze të martën pasdite njoftoi se asnjë veprimtari sportive nuk do të lejohet të paktën deri më 1 shtator, shkaku i koronavirusit.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë mundësi për përfundimin e sezonit në Ligue 1.

“Ne e respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA-n, ne synojmë të marrim pjesë në raundet e fundit të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni”, ka deklaruar Al Khaelifi, përcjell lajmi.net.

“Nëse nuk është e mundur të luash në Francë, ne do t’i luajmë ndeshjet tona jashtë vendit me sigurinë që do t’i vendosim lojtarët tanë dhe gjithë stafin në kushtet më të mira të mundshme shëndetësore”./Lajmi.net/